Asllani dhe Torino surprizojnë Napolin, Conte “tërbohet” në fund

Torino ka fituar 1-0 ndaj Napoli-t për javën e 7-të në Serie A, duke i shkaktuar humbjen e dytë ekipit të drejtuar nga Antonio Conte, pas asaj ndaj Milanit. Golin vendimtar për vendasit e shënoi Giovanni Simeone në minutën e 32-të.

Në minutat shtesë, Napoli gjetën rrjetën me Noa Lang, por goli i sulmuesit holandez u anullua për pozicion jashtë loje. Zhgënjim i madh te napolitanët, Antonio Conte-n nuk e mban vendi.

Kristjan Asllani luajti për 85 minuta dhe ishte një nga më të mirët në fushë. Elbasanasi u zëvendësua në 5 minutat e fundit të kohës së rregullt nga Ardian Ismajli. Mbrojtësi kuqezi lë pas dëmtimin dhe rikthehet në fushë.

The post Asllani dhe Torino surprizojnë Napolin, Conte “tërbohet” në fund appeared first on Telesport.