Askush s’ua prish tymin e duhanit, kafenetë në Prishtinë s’e respektojnë ligjin

Kafenetë janë të mbushura me njerëz, ndërsa tavolinat plot me cigare. Ambientet janë të mbyllura, ndaj pirja e duhanit nuk lejohet me ligj, pasi dëmton shëndetin e qytetarëve që nuk janë duhanpirës.

Kosova e ka të përcaktuar me ligj, saktësisht kushdo që konsumon duhanin në ambiente të mbyllura dënohet, po ashtu bizneset që e lejojnë edhe më rëndë.

Në lokalet e gastronomisë janë të rralla rastet ku respektohet ligji i duhanit, shumica prej tyre lejojnë pirjen e kësaj substance të dëmshme brenda tyre.

Kiks Kosova ka dalë në terren në disa prej kafeneve të kryeqytetit për të parë se si është realisht gjendja.

Pamjet nga kamerat e ekipit brenda këtyre kafeneve të ndryshme të Prishtinës, tregojnë qartë se aty pirja e duhanit nuk ndalohet. Në secilën prej tavolinave të klientëve shihet një shpuzore për cigaret si shenjë se aty pihet duhani.

Këtë tym nga duhani në këto kafe po e thithë secili, edhe ata që nuk janë përdorues të tij, e në këto raste janë viktima të atyre që e pinë.

Edhe kamarierët gjënë e parë që e bëjnë para se të marrin porosinë është të lënë një shpuzore për duhan që tregon se aty konsumohet.

Meqenëse në shumicën e lokaleve nëpër Kosovë nuk po ndalohet  duhani, rrjedhimisht i bie që inspektorët që duhet ta monitorojnë zbatimin e ligjit nuk janë duke e bërë punën si duhet.

Ndiqni kronikën nga Kiks Kosova: