Cristiano Ronaldo pati një reagim të çuditshëm pas eliminimit të Al-Nassr nga Liga e Kampionëve e Azisë të mërkurën, pasi humbi disa raste të rëndësishme për të shënuar në minutat e fundit.
Ronaldo goditi shtyllën në pjesën e parë dhe më pas humbi disa mundësi të tjera në humbjen 3-2 të Al-Nassr kundër Kawasaki Frontale.
Ai u pa më pas duke u zemëruar me veten në fushë.
Humbja e Al-Nassr do të thotë se ata pritet të mbeten pa trofe edhe këtë sezon, me Al-Ittihad që është gjashtë pikë përpara në krye të Ligës Saudite me pesë ndeshje të mbetura.
Al-Ahli do të përballet me Kawasaki Frontale në finalen e Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, për Ronaldon ka qenë një sezon tjetër i suksesshëm në aspektin individual, pasi ish-ylli i Real Madrid dhe Manchester United ka shënuar tetë gola në Ligën e Kampionëve dhe është golashënuesi më i mirë në Ligën Saudite me 23 gola.