Askush nuk e parashikonte, Mourinho prezantohet te klubi i ri

Jose Mourinho është zyrtarisht trajner i Benfica-s. Klubi portugez ka prezantuar “Special One”, që rikthehet te klubi ku nisi gjithçka pas 25 vitesh.

Trajneri i njohur la Fenerbahçen pas një skualifikimit nga Champions ndaj ekipit portugez që tani drejton. Rastësia e solli në krye të kësaj skuadre, histori realisht e pazakontë.

62-vjeçari ka tashmë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027. Më parë ai ka drejtuar skuadra big si Real Madrid, Chelsea, United dhe Roma.

The post Askush nuk e parashikonte, Mourinho prezantohet te klubi i ri appeared first on Telesport.