Askush nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje nuk mori pjesë në varrimin e babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Përveç një telegrami ngushëllimi të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, e i cili përmbante tre paragrafe, kryeministri Albin Kurti dhe asnjë përfaqësues tjetër i partisë së tij nuk kanë ndarë asnjë minutë nga koha e tyre për t’i dhënë lamtumirën e fundit Haxhi Thaçit.
Ndërkohë, dy këshilltarë të presidentes Vjosa Osmani, Ismet Krasniqi dhe gjenerali Sefer Isufi, morën pjesë në homazhet për Haxhi Thaçin, duke shprehur ngushëllimet e tyre.
Ata dërguan një telegram ngushëllimi në emër të presidentes dhe një kurorë me lule për të nderuar kujtimin e tij.
Haxhi Thaçi vdiq të dielën vonë, pasi ishte i shtruar për një kohë të gjatë në Qendrën Klinike Universitare, për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.
Sot, iu dha lamtumira e fundit në fshatin Burojë, ku familjarë, miq dhe të afërm e nderuan për herë të fundit.