“Askush në KEK s’e di si e kush e solli”: Mehmetaj thotë se vëllai i Kurtit ka kaluar në zyren për shit-blerjen e rrymës

Taulant Kurti, vëllai i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është emëruar në një pozitë të re brenda Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), konkretisht në Drejtorinë e Operimeve, e cila ka përgjegjësi për proceset e shitjes dhe blerjes së energjisë elektrike.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Lirim Mehmetaj përmes një postimi publik në rrjetet Facebook, ku ai ka ngritur shqetësime mbi procedurat dhe kriteret që janë ndjekur për këtë emërim. Sipas Mehmetajt, Kurti “nuk ka lidhje” me detyrën e kësaj pozite.

Reagimi i Mehemtajt:

“Vellai i Albin Kurtit kalon ne zyren per shit-blerjen e rrymes ne KEK…

Taulant Kurti, vellai i Albin Kurtit, ka kaluar me pozite ne Drejtorine e Operimeve ne Korporaten Energjetike te Kosoves.

Kjo eshte dtejtoria qe merret me shitjen kryesisht, por edhte blerjen e rrymes nga KEK-u.

Normalisht, ai nuk ka lidhje me ate detyre e as nuk ka profesion per ate pozite.

Askush brenda KEK-ut nuk e di cka e si e kush e solli Taulant Kurtin ne kete zyre.

Tash eshte faza e radhes. Ku hajnia bartet edhe te pjesa tjeter e familjes.

Pas gruas se kryeministrit, tash edhe vellai na u be ekspert i rrymes.

Cili kryeminister i Kosoves e ka çu vellain ne zyre per shit-blerjes te rrymes ne institucion te shtetit?

Asnje. Asnje pervec Albin strujes.”