ASK publikon të dhënat për shatorin e këtij viti, bie numri i lindjeve e vdekjeve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin shtator 2025. ASK njofton se ka rënë numri i lindjeve në muajin shtator 2025, krahasuar me muajin gusht 2025.

“Në muajin shtator 2025 janë regjistruar 2 510 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 311 lindje janë meshkuj dhe 1 199 lindje janë femra. Në muajin shtator 2025 kishte rënie të numrit të lindjeve rreth (-0,2%), krahasuar me muajin gusht 2025”, njofton ASK.

Gjatë muajit shtator 2025 janë regjistruar gjithsej 909 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekjet e regjistruara, 508 janë meshkuj dhe 401 janë femra. Krahasuar me muajin gusht 2025, në muajin shtator janë regjistruar më pak raste të vdekjeve (-0,6%).

Në muajin shtator 2025 janë regjistruar gjithsej 1 234 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës).

Krahasuar me muajin gusht 2025, në muajin shtator ka rënie të numrit të kurorëzimeve me rreth (-37,4%).

Në muajin shtator 2025 janë regjistruar 133 raste të shkurorëzimeve në Kosovë. Krahasuar me muajin gusht 2025 ka rritje të numrit të shkurorëzimeve për 37,1%.

“Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC)”, njofton ASK.