Asistenti tregon sekretin: “Pirlo nuk e donte Ronaldon te Juventusi, por…”

Andrea Pirlo ka pasur probleme me Cristiano Ronaldon gjatë sezonit 2020/2021. Tekniku italian nuk e donte në ekip.

Lajmin e ka zbuluar asistenti i atëhershëm i Pirtlos, Alparslan Erdem, duke folur për një podcast gjerman. Problemi ishte taktik dhe jo për arsye private.

“Bëmë një analizë dhe analisti na dha disa të dhëna. Sipas tyre, kuptuam një gjë që ishte e qartë: Pirlo nuk e pëlqente Dybalën dhe Cristiano nuk i përshtatej aspak stilit të tij të lojës. Pirlo donte të ushtronte presion lart në fushë, ndërsa të dhënat tregonin se Cristiano ishte më i dobëti në vrapime. Ai nuk e donte, por nuk kishte çfarë të bënte”.

“Pirlo e pëlqente shumë Moratën, që ishte lojtari perfekt për sistemin e tij. Skema e Pirlos nuk mund ta përballonte Ronaldon, por ai thjesht nuk mund të bënte dot gjë”, ka deklaruar Erdem.

The post Asistenti tregon sekretin: “Pirlo nuk e donte Ronaldon te Juventusi, por…” appeared first on Telesport.