Lazio-Juventus është sfida përmbyllëse e javës së tetë në Serie A, e cila po luhet në “Olimpico”. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për bardhekaltrit e drejtuar nga Maruizio Sarri.
Lazio gjeti avantazhin që në minutë e 9-të me Toma Basic, i cili shënoi një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca, falë një topi të kthyer mbrapsh nga Jonathan David dhe asistit të Cataldi.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të pjesës së parë. Në rast humbjeje sot, Igor Tudor rrezikon shumë shkarkimin.
The post “Asist” i Jonathn David, Lazio e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Juventusit (video) appeared first on Telesport.










