Asist dhe 63 minuta në fushë, Armando Broja debuton zyrtarisht për sezonin 2025-26 (VIDEO)

Armando Broja debutoi sonte zyrtarisht për sezonin 2025-26 me ekipin e tij të ri, Burnley. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte i rreshtuar mes titullarëve në radhët e skuadrës në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Derby County. Dhe që në minutën e katërt të takimit, me prekjet e para, ai u tregua vendimtar.

Pasi mori topin në zonë, Broja shmangu mbrojtësit dhe pasoi për Ramsey i cili me një gjuajtje të shpejtë shënoi golin e avantazhit për ekipin e Bërnlit, duke falënderuar Brojën për asistin e dhënë. 63 minuta pozitive sidomos per te gjetur kondicionin fizik teksa po afrojne ndeshjet e shtatorit per Shqiperine e Sylvinhos (miqesore ndaj Gjibraltarit dhe sfida vendimtare ndaj Letonise).

VIDEO E ASISTIT

The post Asist dhe 63 minuta në fushë, Armando Broja debuton zyrtarisht për sezonin 2025-26 (VIDEO) appeared first on Telesport.