Në një paradë me autobusë pas triumfit në Ligën e Evropës, trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou bëri një parashikim edhe më interesant se sa ai që kishte parashikuar në gjysmë të këtij sezoni.
Trajneri australian kishte thënë se ai zakonisht me skuadrat e tij ka fituar trofe në sezonin e dytë, ndërsa u bë realitet me triumfin e Spurs në garën e dytë më të madhe për klube në Evropë, duke i kualifikuar në Ligën e Evropës.
“Sezoni i tretë është gjithmonë më i mirë se sezoni i dytë”, duke lënë të kuptohet mundësia e qëndrimit në klub për një vit të tretë.
Megjithatë, duke folur në një konferencë për shtyp më vonë, trajneri pranoi se nuk kishte asnjë sqarim për të ardhmen e tij.
“Nuk kam pasur asnjë diskutim. Ngjashëm me më parë, nuk kam pasur asnjë diskutim me klubin dhe ndoshta ata po prisnin të sqarohej situata”.
“Nuk e kam menduar shumë, thjesht refuzoj të shpërqendrohem nga asgjë”.
“Nuk e kam menduar. Supozoj se në një moment dikush do të më thotë diçka, përndryshe thjesht do të kthehem sezonin tjetër dhe do të vazhdoj punën time”, shtoi më tej Ange.