Koalicioni LDK-Vetëvendosje nuk ndodhi para zgjedhjeve – ndërsa u përfol si i sigurtë pas zgjedhjeve.
Mirëpo sot, në mbledhjen e kryesisë së LDK-së, është marrë vendim të pritet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve për të marrë vendimin rreth kësaj çështje.E kjo, siç duket nuk po i pëlqen aspak Vetvendosjes e aktivistëve të kësaj partie.
Besnik Mujeci, asamblist nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka reaguar 4 herë brenda një ore në llogarinë e tij në Facebook.
Ai fillimisht i ka quajtur jugosllavë e hajna anëtarët e vjetër të Lidhjes Demokratike të Kosovës.