Asamblisti i AAK-së në Vushtrri, Faton Hyseni ka reaguar ndaj deklaratës së publikuar në emër të Degës së AAK-së në Vushtrri.
Në lidhje me deklaratën e publikuar së fundmi në emër të Degës së AAK-së në Vushtrri, dua të sqaroj opinionin publik se:
Si anëtar i kryesisë së Degës së AAK-së në Vushtrri dhe asamblist në Kuvendin Komunal, dua të theksoj se nuk kam qenë i informuar, i ftuar apo pjesëmarrës në asnjë mbledhje të kryesisë ku është diskutuar apo miratuar ky reagim, ka shkruar Hyseni në Facebook, transmeton Fokusi.info.
“Deklarata e publikuar nuk është produkt i ndonjë vendimi të përbashkët të kryesisë, dhe po ashtu nuk është shpërndarë në faqet zyrtare të partisë, gjë që e bën atë një veprim të njëanshëm dhe jo përfaqësues për strukturat legjitime të degës”, shkruan Hyseni.
Reagimi i plotë:
Reagim Publik
Në lidhje me deklaratën e publikuar së fundmi në emër të Degës së AAK-së në Vushtrri, dua të sqaroj opinionin publik se:
Si anëtar i kryesisë së Degës së AAK-së në Vushtrri dhe asamblist në Kuvendin Komunal, dua të theksoj se nuk kam qenë i informuar, i ftuar apo pjesëmarrës në asnjë mbledhje të kryesisë ku është diskutuar apo miratuar ky reagim.
Deklarata e publikuar nuk është produkt i ndonjë vendimi të përbashkët të kryesisë, dhe po ashtu nuk është shpërndarë në faqet zyrtare të partisë, gjë që e bën atë një veprim të njëanshëm dhe jo përfaqësues për strukturat legjitime të degës.
Besoj fuqishëm se qëndrimet politike duhet të ndërtohen në frymën e bashkëpunimit të brendshëm dhe vendimmarrjes kolektive, e jo përmes reagimeve të njëanshme që mund të keqinterpretohen si qëndrim zyrtar i të gjithë degës.
Ftoj strukturat e partisë që të respektojnë procedurat dhe hierarkinë organizative, në mënyrë që të mos cenohet uniteti dhe besueshmëria e AAK-së në sytë e qytetarëve.
Me respekt Faton Hyseni!