Asambleistit të PDK-së i dështon propozimi që Halil Kastrati të shpallet qytetar nderi i Mitrovicës (video)

Asambleistit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Remzi Rrahmani, nga radhët e PDK-së, i ka dështuar sot propozimi, për të shpallë Halil Kastratin, qytetar nderi të Mitrovicës.

Propozimi i tij nuk kishte marrë votat e mjaftueshme të asambleistëve, e një gjë e tillë Rrahmani thotë që ta ketë befasuar, transmeton Fokusi.info.

Postimi i plotë i tij, i përcjellur me video:

“Sot në seancën e 20-të të Kuvendit Komunal, bëra një kërkesë shumë legjitime dhe shumë njerëzore, që humanisti HALIL KASTRATI të shpallet qytetar nderi i Komunës së Mitrovicës.

Propozimi im nuk morri dritën e gjelbërt nga asambleistët e pozitës në këtë Kuvend.

Emri i Halilit nuk guxon të shëndrrohet në temë politike, ngase ai i tejkalon këto përmasa.

Sot, asambleistët treguan qëndrimet e tyre, që për mua ishin jonatyrshëm refuzuese.

Me bindje se kjo ide e imja është nisur me sinqeritet, me sinqeritet do të mbaroj herdo kur”.

https://www.facebook.com/DrRemziRrahmani/videos/314505922760368/?t=20