Real Madrid do të bëjë një goditje të madhe në mesfushë gjatë verës së ardhshme. Deri tani janë përmendur disa emra si Vitinha, Enzo Fernandez, Alexis Mac Allister, Adam Wharton etj, por së fundmi po qarkullon edhe një emër tjetër.
Sipas “Tutto Juve”, Real Madrid është futur seriozisht në garë për transferimin e Sandro Tonali-t, objektiv i madh i Juventusit, por shanset e bardhezinjve zbehen kur hyn në lojë “Los Blancos”.
Sipas raportimit në fjalë, Real Madrid është i gatshëm të ofrojë 75 milionë euro për mesfushorin italian, shifër brenda pritshmërive të Newcastle. Përveç Real Madridit dhe Juventusit, për Tonali-n ka interes edhe nga klubet e tjera të mëdha si Arsenal e Man. United.
The post As Vitinha dhe as Enzo Fernandez, Real Madrid futet në garë për mesfushorin italian. Gati oferta 75 mln euro appeared first on Telesport.









