As ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk iu janë paguar orët shtesë të punës.
Njëri prej pjesëtarëve të saj, në kushte anonimiteti ka bërë të ditur ekskluzivisht për klankosova.tv, se për muajt shkurt, mars dhe prill, nuk morën pagesë shtesë përveç pagës bazë.
”Veç në janar na i kanë qitë. Shkurt, mars, prill – jo”, është shprehur burimi ndër tjera.
Kujtojmë se Klan Kosova raportoi se pagesë për orët shtesë nuk morën për disa muaj as Policia e Kosovës por as edhe zjarrfikësit.