“AS Travel” përpin tenderët e aviobiletave në Kosovë, i fundit 273 mijë euro nga Presidenca

Në Kosovë ka dhjetëra agjenci udhëtimesh që ofrojnë shërbime të transportit ajror, por qeveria e drejtuar nga Albin Kurti ka vendosur që paratë publike t’i derdhë vetëm tek një kompani e caktuar, shkruan Demokracia.com.

Presidenca e Kosovës ka finalizuar tenderin për furnizim me aviobileta. Vlera e tij është 273 mijë euro dhe, siç ndodh gjithmonë, fitues ka dalë kompania “AS Travel”.

Demokracia.com ka raportuar vazhdimisht se kjo kompani po i përpin krejt tenderët që lidhen me bileta udhëtimi nga institucionet publike.

Presidenca nuk është e vetmja që i dorëzon fondet publike kësaj kompanie. Para pak ditësh, Kuvendi i Kosovës ka dhënë një tender në vlerë 294 mijë euro për udhëtime me avionë. Parashikohet blerja e 600 biletave. Sipas njoftimit zyrtar: “Shërbime të udhëtimit me Aeroplan – Bileta. Data e nënshkrimit të kontratës: 06.11.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 3. Emri zyrtar i kompanisë fituese: ‘AS TRAVEL CLUB’ SH.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës: 294,006.00 euro”.

Në fund të mandatit, Kuvendi i Kosovës jep tender 300 mijë euro për bileta avioni

 

Edhe Presidenca e Kosovës në tetor 2024 ka dhënë një tender prej 50 mijë eurosh për blerjen e biletave të avionit, përmes negocimit me vetëm një kompani dhe nuk kishte sesi të ishte ndryshe, gjithçka shkoi tek “AS TRAVEL CLUB”.

Nga 120 mijë në 50 mijë euro, Presidenca e jep tenderin për bileta avioni me negocim

Ndërkaq, në gusht 2024, Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë një tender në vlerë prej 684 mijë eurosh dhe kontrata u nënshkrua me kontraktorin e preferuar “AS Travel”.

“Gërvalla Airlines”, MPJD jep tender afro 700 mijë euro për bileta avioni

 

Madje, edhe në vitin 2023, e njëjta ministri ia kishte besuar këtë shërbim kompanisë së njëjtë për një vlerë të majme prej 741 mijë eurosh.

“Në bisht të ballanës”, Donika Gërvalla i shpenzon 741 mijë euro për bileta të avionit

Lista vazhdon. Në janar 2025, Ministria e Zhvillimit Rajonal i ka dhënë një tender prej 20 mijë eurosh “AS Travel” për furnizim me bileta avioni.

Në fund të mandatit| Ministria e “padukshme” e Qeverisë Kurti shpenzon 20 mijë euro në bileta avioni

Në dhjetor 2023, Ministria e Drejtësisë ndau një tender të madh të dhënë për bileta udhëtimi, 600 mijë euro. Ky tender, siç dihet tashmë, shkoi për “AS Travel”.

“Ministrja në bisht të ballanes”: Albulena Haxhiu ua kalon të gjithëve, jep tender 600 mijë euro për bileta

Komunat nuk mbetën pas. Në Shtime, e cila udhëhiqet nga Vetëvendosje, u realizua një tender me të njëjtën kompani.

DOKUMENT: Edhe “Çlirimtari i Shtimes” pajiset me bileta të aeroplanit sikurse Kurti e Osmani

 

Në nëntor 2024, Kamenica e drejtuar nga Kadri Rahimaj i Vetëvendosjes, ka dhënë një kontratë prej 40 mijë eurosh për 24 muaj tek “AS Travel Club”.

Kamenica e vogël, plane të mëdha: 40 mijë euro për bileta avioni për zyrtarët e saj

Po ashtu, në shtator 2023, Ministria e Punëve të Brendshme e Xhelal Sveçlës njoftoi për një kontratë prej 118 mijë eurosh për bileta avioni me të njëjtën kompani.

DOKUMENT| “Udhëtime jashtë vendit”, ministria e Xhelal Sveçles jep tender rreth 118 mijë euro për bileta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisië dhe Tregtisë ka dhënë një tender prej 72 mijë eurosh në qershor 2024 për bileta avioni, nëpër 200 destinacione të ndryshme të botës.

DOKUMENTE | Nënshkruhet kontrata, Rozeta Hajdari i jep 72 mijë euro për aviobileta

 

Ministria nuk ka shumë lidhje me udhëtimet e punët jashtë vendit, por duket se edhe Arben Vitia paska disa angazhime “përtej kufijve”, pasi anagzhoi “As Travel” në qershor të vitit të kaluar.

DOKUMENT | Arben Vitia e merr “botën”, shpenzon afro 30 mijë euro në bileta avioni

E në janar 2024, Ministria e Kulturës i shpërbleu “AS Travel” me një kontratë të re me vlerë mbi 710 mijë euro.

Ministria e Hajrullah Çekut blen bileta aeroplani me vlerë mbi 710 mijë euro

E vetmja pyetje që mbetet pa përgjigje është: A do të ketë ndonjëherë hapësirë edhe për kompani të tjera, apo tenderët e aviobiletave janë pronë e përjetshme e një kompanie? /Demokracia.com/

Lexo edhe:

DOKUMENTE | Populli dhe Qeveria fluturojnë masivisht në 2024, kosovarët i rezervojnë mbi 200 mijë bileta dhe qeveritarët i kontraktojnë mbi 2 milionë euro