“As shkëlqim, as shpresë – Nuk dha asnjë argument – Fjalor mashtrues, gënjeshtar’’, Baton Haxhiu për paraqitjen e Kurtit

Sonte në Pressing është duke u diskutuar për deklarimet e kryeministrit në detyrë dhe strategjinë e partive për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Pjesë e panelit është edhe Baton Haxhiu. Ky i fundit, kritikoi paraqitjen e liderit të VV’së Albin Kurtit, mbrëmë në një televizion, duke thënë se ai më nuk ka as shkëlqim e as idealizëm..

Haxhiu vlerësoi edhe se, diskursi i Kurtit, fjalorin e pat të ‘’mashtruesit, gënjeshtar’’.

‘’viti 2017, 2018, 2019, ka pas një projektim, një frymëzim një shkëlqim dhe ka pasur një shpresë, dhe prandaj ka ndodhur ajo që ka ndodhur në vitin 2019, rritja edhe arsyeje tjera kanë ndodh. Në fjalorin e tij ka pasur një far shkëlqimi. Mbrëmë, as s’ke pas shkëlqim, as shpresë as idealizim dhe as nuk ke pasur arsyetim të 5 vjeçarit qeverisës. Këto janë shenja që një votues, duhet me pas një arsye pse duhet të të votojë. Ka pas një fyrje dikur për marrëveshjen e vitit 2013, mbrëmë tha unë marrëveshjen e Ohrit e kam nënshkruar.

Marrëveshja është shumë më e pafavorshme se sa ajo e vitit 2013, dhe ai konstatoi se është marrëveshje e tij. Foli për ekonominë, për rritje ekonomike, një kryeministër duhet të jetë serioz kur flet për shifra. Krejt diskursi i tij është ‘’këta janë njerëz të Serbisë, Rusisë, ose këta janë tradhtarë’’, dhe nëse dikush brenda diskursit të shkeljeve serioze edhe kushtetuese, janë drejtuar politikisht në rregull, ai më si favorizon si pjesë të një bashkëpunimi. Por më pak se sa frymëzues, shqetësimi im ishte se nuk dha argument për qeverisjen 5 vjeçare, dhe çka është më e keqja, ai fjalorin e pat mashtrues, gënjeshtar’’, tha Haxhiu në Pressing.