As Rodrygo dhe as Vinicius Junior. Chelsea me ofertë 120 mln euro për të “paprekshmin” e Real Madridit

Pas zyrtarizimit të trajnerit të ri, Liam Rosenior, Chelsea po përgatitet të bëjë ndryshime të mëdha në ekip. Një nga objektivat kryesore të “Bluve” është Federico Valverde, lojtari polivalent i Real Madridit, që mund të mbulojë disa pozicione në mesfushë, por mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë.

Duke ditur rëndësinë e madhe që ka uruguaiani te madrilenët, Chelsea është e gatshme të ofrojë deri në 120 milionë euro për kartonin e Valverde, sipas asaj që zbulon “Fichajes”. Pavarësisht shifrës tunduese, që në rast se do të pranohet do të jetë shitja më e shtrenjtë në historinë e Real Madridit, duket e vështirë që klubi madrilen të “sakrifikojë” Valverde-n.

Në Madrid janë të vetëdijshëm se është shumë e vështirë të gjesh një zëvendësues të denjë për një lojtar të gjithëanshëm si Valverde. Kontrata e 27-vjeçarit me “Los Blancos” skadon në vitin 2029, ndaj ata nuk janë aspak në presion për shitjen e tij.

The post As Rodrygo dhe as Vinicius Junior. Chelsea me ofertë 120 mln euro për të “paprekshmin” e Real Madridit appeared first on Telesport.