As Rashford dhe as Luis Diaz, Barcelona po mendon “dështakun” e madh për krahun e majtë

Pas dështimit të transferimit të Nico Williams dhe vështirësive për të transferuar njërin mes dy emrave të përmendur shpesh, Luis Diaz dhe Marcus Rashford, Barcelona duket se ka gjetur një zgjidhe për krahun e majtë të sulmit.

“CaughtOffside” raporton se Barcelona po mendon për transferimin e sulmuesit të Chelsea-s, Nicolas Jackson, i cili është jashtë planeve të Enzo Maresca-s për sezonin e ri. Në sezonin e fundit, senegalezi shënoi 13 gola në 37 ndeshje në të gjitha kompeticonet me “Blutë”.

24-vjeçari ka marrë shumë kritika kohët e fundit për formën e tij jo të mirë, gjë që e tregoi edhe në Kupën e Botës për Klube, ndaj te Chelsea janë të hapur për largimin e tij.

Sipas raportimit në fjalë, në krahasim me Rashford dhe Luis Diaz, pista Nicolas Jackon është më e mundshme dhe më e leverdisshme për klubin katalanas. Në anën tjetër, sulmuesi senegalez është i hapur për një rikthim në La Liga, aty ku më parë ka qenë pjesë e Villarreal, para se të transferohej te Chelsea në janar të vitit 2023 për 37 milionë euro.

The post As Rashford dhe as Luis Diaz, Barcelona po mendon “dështakun” e madh për krahun e majtë appeared first on Telesport.