As një nga emrat e përmendur deri më sot, Barcelona gjën në Brazil “Riquelme-n” e ri

Edhe pse po ndjek disa emra të njohur, sidomos për të forcuar krahun e majtë të sulmit, pas dështimit të transferimit të Nico Williams, Barcelona nuk ka hequr dorë nga vëzhgimi i talenteve në Amerikën e Jugut dhe konkretisht në Brazil.

Objektivi i ri i katalanasve, për të cilin po insiston shumë drejtori sportiv Deco, është talenti i Fluminense-s, Riquelme Felipe. 18-vjeçari i cili ka luajtur tashmë 17 ndeshje me ekipin e parë të Fluminense, i ka befasuar të gjithë me aftësinë e driblimit dhe vizionin e lojës. Ai mund të luajë në cilindo nga tre pozicionet sulmuese dhe është veçanërisht i rrezikshëm në situatat një-me-një, duke e bërë atë një nga dribluesit më të mirë në Kampionatin Carioca. Sipas “MundoDeportivo”, stili i tij, të kujton legjendarin Juan Román Riquelme, një figurë nga e cila ai ka marrë dhe emrin e tij.

Lojtari është nën kontratë me Fluminense deri në vitin 2026, por një klauzolë lejon largimin e tij të parakohshëm drejt klubeve të huaja, gjë që mund të lehtësojë një operacion të ngjashëm me atë të Roony Bardghji, një tjetër talent i ri që Barça e fitoi së fundmi me kosto të ulët.

The post As një nga emrat e përmendur deri më sot, Barcelona gjën në Brazil “Riquelme-n” e ri appeared first on Telesport.