“As mos e mendoni të hyni ilegalisht në SHBA”, administrata Trump me mesazh të qartë: Aplikoni saktë për vizë pune apo studentore

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Kristi Noem ka ndarë një mesazh në emër të presidentit Donald Trump, në lidhje me emigracionin e paligjshëm në SHBA.

Znj.Noem tha se duhet të bëhen aplikime të sakta të vizave të punës apo studentore.

Ajo thekson se pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju japë qasje në mundësitë e Amerikës.

“Një nga gënjeshtrat që thonë kriminelët e organizuar dhe trafikantët e qenieve njerëzore është se emigrimi i paligjshëm në Shtetet e Bashkuara ia vlen të ndërmerret – nuk është kështu. Pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju japë qasje në mundësitë e Amerikës. Aplikimi dhe përdorimi i saktë i një vize pune, studentore ose emigrimi mund ta bëjë këtë”, thuhet në deklaratën e bërë publike nga Ambasada Amerikane në Tiranë.