“As mish, as peshk…”; UEFA reagon për incidentin mes Vinicius dhe Prestianni

UEFA, sipas “Sky Sports”, ka reaguar për incidentet gjatë ndeshjes Benfica–Real Madrid, ku Vinicius raportoi një ngjarje me përmbajtje raciste nga Gianluca Prestianni. Organizata më e lartë e futbollit europian lëshoi një komunikatë të shkurtër, duke njoftuar se po shqyrtohen ngjarjet:

“Aktualisht po rishikohen raportet zyrtare të ndeshjeve të mbrëmjes së kaluar. Kur denoncohen ngjarje, fillojnë procedurat dhe, në rast se ato sjellin sanksione disiplinore, publikohen në faqen e UEFA-s. Në këtë moment nuk kemi informacion shtesë apo komente për të bërë”.

Ngjarja – Në minutën e 49-të, pas një goli spektakolar dhe festimit te goditja e këndit, Vinicius raportoi tek arbitri François Letexier një ofendim racist të supozuar nga Prestianni. UEFA aktivizoi protokollin kundër racizmit, duke ndaluar ndeshjen për 8 minuta derisa u analizuan pamjet dhe loja rifilloi. Sulmuesi brazilian dhe bashkëlojtarët e tij denoncuan se 7 i “Los Blancos” u etiketua “majmun” disa herë nga argjentinasi i Benfica.

The post “As mish, as peshk…”; UEFA reagon për incidentin mes Vinicius dhe Prestianni appeared first on Telesport.