As Inter dhe as Milan, Xhaka merr ofertën surprizë nga larg. Mirupafshim Europë!

Edhe pse është përfolur shumë për një transferim të mundshëm të Granit Xhakës në Serie A, ku mesfushori shqiptar kërkohet nga Milan, Inter, por edhe Juventus, e ardhmja e tij duket larg Europës.

Florian Plettenberg i Sky Sport Germany raporton se Granit Xhaka është shumë afër transferimit në ligën arabe, tek ekipi i sapongjitur në elitë, Neom SC.

Klubi arab thuhet se ka arritur marrëveshjen personale me Xhakën për një pagë rreth 10 milionë euro në sezon, ndërsa tani mbetet të arrihet marrëveshja me Leverkusen. Po sipas raportimit në fjalë, klubi arab i cili ka një projekt ambicioz, ky sunon të jetë në ekipet pretendente për titullin, është i gatshëm t’i ofrojë Leverkusen shifrën e kërkuar për të lënë të lirë Xhakën, e cila mendohet të jetë rreth 20 milionë euro.

Kjo javë është vendimtare dhe tani i takon Xhakës të vendosë, nëse do të qëndrojë te Leverkusen, do të largohet nga Leverkusen por do të qëndrojë në Europë, apo do të transferohet përfundimisht në ligën arabe.

The post As Inter dhe as Milan, Xhaka merr ofertën surprizë nga larg. Mirupafshim Europë! appeared first on Telesport.