Transferimi më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit, i rregulluar me inflacionin, nuk është Jude Bellingham. Edhe pse “Transfermarkt” e rendit me 127 milionë euro, në vlerë aktuale ai do të kushtonte rreth 143 milionë. Rekordin real e mban Eden Hazard: 120.8 milionë euro të paguara në vitin 2019, që sot do të “përktheheshin” në afro 162 milionë euro.
Në podium janë Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale. CR7, i blerë më 2009 nga Manchester United, sot do të vlente rreth 151 milionë euro, ndërsa Bale, transferuar më 2013, rreth 147 milionë. Këto vlerësime bazohen në një raport të “Betfair”, i cili përdor një algoritëm (“Calculator”) për të përditësuar çmimet historike të transferimeve.
Duke aplikuar këtë metodë, Figo dhe Zidane do të kushtonin shumë më tepër sot: përkatësisht rreth 120 dhe mbi 141 milionë euro. Në dhjetëshen e parë hyjnë gjithashtu Kaká, James Rodríguez, Tchouameni dhe Ronaldo Nazário. Inflacioni e ndryshon ndjeshëm perspektivën mbi “galácticos” e Real Madridit.
Transferimi | Çmimi i përditësuar | Çmimi fillestar | Viti i transferimit
Eden Hazard | 161.718.381,50 € | 120.800.000 € | 2019
Cristiano Ronaldo | 150.973.647,71 € | 94.000.000 € | 2009
Gareth Bale | 147.488.020,18 € | 101.000.000 € | 2013
Jude Bellingham | 142.644.034,92 € | 127.000.000 € | 2023
Zinedine Zidane | 141.075.408,83 € | 72.000.000 € | 2001
Luis Figo | 120.619.067,05 € | 60.000.000 € | 2000
Kaká | 107.608.876,56 € | 67.000.000 € | 2009
James Rodríguez | 107.222.222,22 € | 75.000.000 € | 2014
Aurelien Tchouameni | 92.640.000,00 € | 80.000.000 € | 2022
Cristiano Ronaldo | 86.132.231,40 € | 45.000.000 € | 2002
The post As CR7 dhe as Bale; ja transferimi më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit appeared first on Telesport.









