Arteta zbulon telefonatën: Eze më pyeti “a kam shanse të vij tek ju?”

Mikel Arteta ka zbuluar telefonatën vendimtare që vulosi transferimin e Ebereche Eze tek Arsenali.

Vetë trajneri i Topçinjve ka konfirmuar se mesfushori ofensiv e kishte telefonuar spanjollin si një përpjekje të fundit për të mësuar nëse transferimi tek ata ishte ende i mundur.

Po të mos merrte një përgjigje pozitive, Eze sot do të ishte duke luajtur te Tottenham, sepse kishte arritur një akord verbal.

Në fund, Arsenali u tregua mjaftueshëm i shkathët dhe e bleu.

The post Arteta zbulon telefonatën: Eze më pyeti “a kam shanse të vij tek ju?” appeared first on Telesport.