Arteta: Shpresoj që skuadra ta ketë mësuar leksionin e viteve të fundit

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, shpreson që ky të jetë sezoni i duhur për ekipin e tij në fitimin e trofeve. “Topçinjtë” kryesojnë në Premier League dhe sot do të luajnë në gjysmëfinalen e Carabao Cup ndaj Chelsea.

Futbolli të jep një shans tjetër. Kemi qenë vërtet të qëndrueshëm këtë sezon dhe sot do të përballemi me Chelsea. Do të na duhet të eliminojmë një ekip tjetër të madh për të qenë në finale. Ky është misioni ynë”, tha Arteta.

Shpresojmë që të mësojmë nga viti i kaluar sepse ishte i dhimbshëm, veçanërisht mënyra se si shkuan ndeshjet dhe sasia e rasteve që humbëm. Shpresojmë që këtë vit të jemi më të mirë dhe më efikasë“, tha trajneri spanjoll.

Përballë do të jetë një Chelsea me një trajner të ri në stol, Liam Rosenior. “Njoh njerëz që kanë punuar me të. Ata flasin shumë mirë për të, kështu që i uroj gjithë të mirat, përveç sfidës së sotme“.

The post Arteta: Shpresoj që skuadra ta ketë mësuar leksionin e viteve të fundit appeared first on Telesport.