Arteta: Po luajmë mirë dhe fitojmë, ai buzëqeshte më shumë nga të gjithë pas dy golave

Një disfatë shkatërruese për Atletico Madrid, që dje u mund 0-4 në “Emirates” nga Arsenal në Champions League. Duket se për londinezët gjërat po ecin mirë këtë sezon, duke qenë të suksesshëm si në Premier League ashtu dhe në Europë.

Trajneri i “topçinjve”, Mikel Arteta, nuk mund të ishte më i lumtur: “Ishte një ndeshje e vështirë. Pas golit, ata u hapën pak dhe ishte pak më e lehtë për ne të gjenim hapësirë. Jam shumë i lumtur me rezultatin”.

Në Ligën e Kampionëve duhet të ngrish nivelin dhe ne e bëmë këtë në çdo fazë të ndeshjes. Jam shumë i kënaqur, pasi skuadra po luan mirë thuajse në çdo ndeshje dhe rezultatet po mbërrijnë”, shtoi Mikel Arteta.

Ishte një mbrëmje perfekte, veçanërisht për dy golat e Gyokeres pas kritikave të shumta. Jam shumë i lumtur, ai e meritonte plotësisht. Angazhimi që ai bën për t’i shërbyer ekipit është i jashtëzakonshëm”, shtoi trajneri spanjoll.

Ne e vlerësojmë shumë gjithçka që ai bën për ekipin. Sot ai kishte buzëqeshjen më të madhe në fytyrë dhe shikoni shokët e tij të ekipit. Le të shpresojmë që ky të jetë fillimi i një serie të shkëlqyer”, deklaroi Arteta.

The post Arteta: Po luajmë mirë dhe fitojmë, ai buzëqeshte më shumë nga të gjithë pas dy golave appeared first on Telesport.