Arsenal është shkëputur 6 pikë nga vendi i dytë në renditjen e Premier League dhe duket se pas tri vitesh në ndjekje të titullit, ky mund të jetë sezoni i duhur për ta realizuar ëndrrën e madhe të “topçinjve”
I pyetur nëse ka një ndjenjë të tillë për titullin brenda kampit të tij dhe nëse Arsenal është i pandalshëm për momentin, trajneri Mikel Arteta u përgjigj: “Mund të them se është një mundësi e madhe ajo që kemi përpara”.
“Duhet të vazhdojmë me këtë nivel qëndrueshmërie, por e dimë sa e vështirë është. Në mesjavë do të kemi një tjetër ndeshje të vështirë, ndaj ne do të duhet të arrijmë përsëri ato nivele performance”, deklaroi më tej trajneri spanjoll.
“Në Premier League asgjë nuk është e sigurtë deri në fund, ndaj duhet të jemi më këmbë në tokë. Gjithnjë ndodhin urgjenca dhe ndërlikime. Luajmë çdo tre ditë dhe kemi shumë pak kohë për t’u stërvitur dhe përgatitur”, shtoi Arteta.
Në fund, trajneri i Arsenal tregon edhe atë që lojtarët e tij duhet të bëjnë në fushë sa herë që kanë mundësi: “Nëse duam të fitojmë çdo turne në të cilën luajmë duhet të jemi shumë të pamëshirshëm dhe cinikë para porte”.
The post Arteta: Përpara kemi një mundësi të madhe për të bërë ëndrrën realitet appeared first on Telesport.










