Arteta: Për të fituar ndaj Liverpool duhej një magji, krenar që kryesojmë Premier League

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, duket se ka mbetur deri diku i kënaqur me barazimin pa gola ndaj Liverpool, në ndeshjen e vlefshme për Premier League. “Topçinjtë” kanë 6 pikë avantazh në renditje ndaj ndjekësve.

E dimë që diferencat me Liverpool janë shumë të vogla. Ne krijuam disa situata në zonën kundërshtare, por nuk gjetëm pasimin e duhur për të shënuar golin. Dhe pjesa e dytë ishte pak me më shumë vështirësi”, tha Arteta.

Kjo ndeshje ka nevojë për disa momente magjike. Në fazën e parë, në “Anfield”, Szoboszlai e bëri dhe ata fituan ndeshjen. Këtë herë kjo nuk ndodhi, por nëse nuk mund ta fitosh një ndeshje të tillë as nuk mund ta humbasësh”, shtoi spanjolli.

Më tej, Arteta tha: “Duhet të jemi krenarë për atë pozicion. Ka gjëra për të përmirësuar si gjithmonë dhe ne vazhdojmë. Duhet të shfrytëzosh të gjitha mundësitë. Kjo është Premier League dhe e dimë sa e vështirë është“.

The post Arteta: Për të fituar ndaj Liverpool duhej një magji, krenar që kryesojmë Premier League appeared first on Telesport.