Pas humbjes 3-2 në miqësoren ndaj Villarrealit, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur në konferencë për shtyp: “A i duhet kohë Gyökeres për t’u ambientuar? E kemi kaluar tashmë atë fazë, sepse mendoj se ishte shumë e rëndësishme për të ta niste si titullar dhe të fillonte të krijonte ndjesi dhe lidhje me skuadrën.
Është me ne vetëm prej rreth një jave, por kam parë shumë gjëra pozitive dhe vendosmëri, veçanërisht në mënyrën se si sulmonte hapësirat. Në përgjithësi, për shumë lojtarë që nuk kishin minuta, tani kemi më tepër mundësi. Do të jemi gati për të shtunën, në gjendje shumë më të mirë”.
Për mungesën e Kai Havertz: “Në stërvitje ndjeu diçka dhe nuk ishte mirë, ndaj vendosëm ta lëmë pushim. Mendoj se do të jetë çështje ditësh, shpresoj që në fundjavë, nëse gjithçka shkon siç duhet, do të jetë në formë”.
Për Riccardo Calafiori dhe Leandro Trossard: “Të tre lojtarët që kemi humbur gjatë turit janë Big Gabi, Leo dhe Richy. Për të shtunën mendoj se të dy kanë një mundësi, nëse gjithçka zhvillohet siç ka ndodhur në ditët e fundit”.
Për paraqitjen e Max Dowman, 15-vjeçarit që po shkëlqen: “Vazhdon të më impresionojë, pa asnjë dyshim. Ndikimi që pati edhe në këtë miqësore, efikasiteti që tregon në çdo sulm dhe aksion është i jashtëzakonshëm. E meriton të ketë mundësi. Nëse vazhdon kështu, do të shohim çfarë do të ndodhë”.
Sa kohë do t’u duhet lojtarëve për t’u mësuar me Gyökeres: “Shpresoj vetëm disa ditë. Çdo ditë në stërvitje ai po merr ndjesi shumë të mira. Po krijon lidhje edhe jashtë fushës, gjë që mendoj se është shumë e rëndësishme. Përsa i përket formës së tij fizike, besoj se nuk ishte stërvitur me skuadrën për dy muaj, kështu që ka bërë pesë apo gjashtë seanca para kësaj ndeshjeje. Mendoj se të shtunën do të hedhë një tjetër hap përpara dhe do të jetë në gjendje më të mirë”.
The post Arteta nuk ngutet me Gyökeres: Po ambientohet çdo ditë, 15-vjeçari Dowman më ka lënë pa fjalë appeared first on Telesport.