Në prag të ndeshjes së Carabao Cup midis Arsenal dhe Brighton, trajneri i “topçinjve”, Mikel Arteta, foli në një konferencë për shtyp për sezonin.
“Do të përpiqemi të menaxhojmë minutat dhe ngarkesën e lojës sa më mirë që të mundemi, sepse kemi shumë ndeshje në pak ditë. Kjo është e pazakontë, por do të mbetemi konkurrues“, deklaroi spanjolli
Arsenal është në krye të renditjes në Premier League, çka e bën këtë ekip pretendent për titull këtë sezon. “Kjo është ajo që duam. Mendoj se kushdo që e sheh ekipin duke garuar në këtë nivel, vazhdimisht, ka arsye të mira për të besuar në të”, tha Arteta.
Më tej, ai tha: “Nëse doni të fitoni trofe të mëdhenj, sigurisht që duhet ta ngulitni këtë ndjenjë në ekip, në klub dhe përreth jush. Tani për tani jemi në një pozicion të shkëlqyer, por e dimë sa herët është dhe sa e vështirë është çdo ndeshje”.
“Sot luajmë në Carabao Cup, ndeshje e rëndësishme, sepse është një trofe që nuk e kemi fituar prej shumë vitesh. Duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyer për të mposhtur një skuadër shumë të fortë të Brighton. E dimë këtë, jemi të përgatitur për këtë dhe duhet ta provojmë në fushë“, tha Arteta.
The post Arteta nuk fshihet: Jemi në pozicion të mirë për titullin, kjo është ajo për të cilën luftojmë appeared first on Telesport.










