Arsenal arriti të fitojë 2-0 ndaj Brentford dhe ruajti epërsinë prej pesë pikësh në krye të tabelës ndaj Manchester City. Fitorja në stadiumin “Emirates” u sigurua falë golave të Mikel Merino dhe Bukayo Saka, që hyri si zëvendësues në pjesën e dytë.
“Është gjithmonë e vështirë sepse kundër Brentford, një gjuajtje anësore është e gjitha që duhet dhe bëhet kaos dhe aventurë“, tha trajneri i Arsenal, Mikel Arteta. “Një epërsi 1-0 nuk është kurrë e mjaftueshme kundër tyre”, shtoi spanjolli.
“Mendoj se dominuam ndeshjen dhe krijuam rastet më të mëdha. Në përgjithësi, jam shumë i kënaqur. Me javën që kemi pasur, ku luajmë çdo tre ditë më, pa kohë rikuperimi. Të fitosh kaq shpesh, jam shumë krenar për lojtarët”, tha Arteta.
“Jam i kënaqur, veçanërisht duke pasur parasysh numrin e lëndimeve që kemi ende. Na mungojnë Saliba, Gabriel dhe dje humbëm Mosquera. Ka qenë një sfidë. Ben White ishte i shkëlqyer dje. Kushdo që ka një mundësi po performon mirë“, përfundoi Arteta.
The post Arteta: Nuk është e lehtë të fitosh kur luan çdo tri ditë, kushdo që aktivizohet po paraqitet mirë appeared first on Telesport.











