Arteta: Në Champions nuk jemi ende në elitë, ndaj Bayern duhet lojë e mirë dhe qëndrueshmëri

Përballja më e bukur e mbrëmjes së sotme në Champions League është ajo mes Arsenal dhe Bayern Munich, që luhet në Londër. Dy ekipe që nuk kanë asnjë humbje, ndaj synojnë të korrin suksesin e radhës dhe t’i afrohen kualifikimit në fazën tjetër.

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta është i bindur se Martin Odegaard do të jetë i disponueshëm. Kapiteni i “topçinjve” ka qenë jashtë për shkak të një dëmtimi në gju që nga fillimi i tetorit, por ka marrë pjesë në stërvitje përpara ndeshjes kundër Bayern.

Trajneri spanjoll foli për faktin nëse mposhtja e Bayern e bën Arsenal pjesë të elitës evropiane: “Nuk e di, por sot duhet një performancë e mirë dhe qëndrueshmëri. Të shpresojmë që kjo të ndodhë në fushë ndaj bavarezëve. Ne duam të shkojmë në elitë”.

Ne nuk e kemi fituar kurrë këtë trofe, ndërsa Bayern ka gjashtë të tillë në Champions. Ne nuk jemi ende atje, në elitë. Krahasuar me Real Madrid, ata janë në një univers tjetër, por ne duam të arrijmë atje një ditë“, tha Arteta.

Trajneri tha se Arsenal mund të ketë gati edhe sulmuesit Viktor Gyokeres e Kai Havertz për ndeshjen derbi ndaj Chelsea në fundjavë. “Ditët në vijim ata do të bëjnë një skanim për të parë se si është gjithçka dhe nëse mund të luajnë këtë fundjavë ose ndeshjen tjetër.”

The post Arteta: Në Champions nuk jemi ende në elitë, ndaj Bayern duhet lojë e mirë dhe qëndrueshmëri appeared first on Telesport.