Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka pranuiar se merkato e janarit mund të sjellë ndonjë surprizë te “topçinjtë”. Në prag të ndeshjes që londinezët do të luajnë ndaj Liverpool, ai ka folur për merkaton.
“Jemi të hapur për çdo opsion.” Mund të gjejmë një zgjidhje që është afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë. Është gjithmonë shumë më mirë, të jep stabilitet dhe nuk fillon një proces i ri me lojtarët”, tha Arteta.
“Le të shohim se çfarë ndodh, cilat janë lajmet në javët e ardhshme dhe do të marrim vendimin e duhur. kemi dëmtime, ndaj është mirë që në këtë pjesë të dytë të sezonit të jemi të përgatitur”, shtoi Arteta.”
Më tej, duke folur për faktin që Arsenal nuk ka kartonë të kuq, ai tha: “E dimë sa e rëndësishme është të mbajmë 11 lojtarë në fushë për 90 minuta. Ne dështuam ta bënim këtë vitin e kaluar, humbëm të dyja ndeshjet kundër Bournemouth”.
The post Arteta: Merkato e janarit mund të sjellë zgjidhje “afatshkurtra” për ne, gati për çdo opsion appeared first on Telesport.










