Arteta: Krenar për ekipin, duhet të gjejmë një mënyrë për të shënuar e fituar ndeshje të tilla

Arsenal pësoi humbjen e parë në Premier League këtë sezon. “Topcinjtë” u mundë 1-0 nga Liverpool, një ndeshje mes dy skuadrave pretendente për titull në kampionat.

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, komentoi: “Jam shumë krenar për lojtarët e mi. Të dyja ekipet e ngritën lojën në një nivel ku nuk kishte diferencë midis tyre dhe shumë pak gjëra ndodhën”.

Fituesi do të vendosej vetëm në në dy veprime të mundshme: Një gabim individual ose një moment magjik. Dhe ashtu ndodhi, fitues u vendos në një moment magjik, pas një goli fantastik”, tha Arteta.

Nuk mund të dominosh këtu për 95 minuta, është e pamundur. Gjithsesi, në fund duhet të gjesh një mënyrë për të fituar këto ndeshje të mëdha. Duhet ta fusësh topin në rrjetë kur ke mundësi. Ishim shumë më mirë se vitin e kaluar kur barazuam ndeshjen, shumë, shumë më mirë”, deklaroi trajneri spanjoll.

Kur kemi tre, katër ose pesë situata brenda zonës, një kundër një, kur Eze është plotësisht jashtë fushe vetëm për të përfunduar aksionin. Duhet t’i futësh ato topa në rrjetë nëse do ta fitosh ndeshjen“, tha Arteta.

The post Arteta: Krenar për ekipin, duhet të gjejmë një mënyrë për të shënuar e fituar ndeshje të tilla appeared first on Telesport.