Arteta kërkon të evitojë një tjetër zhgënjim, por ka dy mungesa “big” sot në Champions

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, konfirmoi në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League kundër Sporting se Bukayo Saka dhe Jurrien Timber nuk do të jenë të disponueshëm për shkak dëmtimi.

Ndërkohë, tre lojtarë të tjerë kyç, si Declan Rice, Gabriel dhe Leandro Trossard, janë rikthyer pas problemeve që patën fundjavën e kaluar në FA Cup. Lidhur me Saka dhe Timber, Arteta tha: “Ata nuk kanë udhëtuar me ne. Ata nuk janë gati ende. Shpresojmë që të jenë gati për fundjavën, nëse gjithçka shkon mirë.”

Saka dhe Rice u lënduan në miqësoren e Anglisë kundër Japonisë javën e kaluar dhe të dy munguan në humbjen tronditëse të së shtunës në çerekfinalen e FA Cup ndaj Southampton. Por Rice do të jetë i disponueshëm, ashtu si edhe mbrojtësi Gabriel, i cili la fushën me një dëmtim në gju dhe Trossard.

Arsenal duhet të përpiqet të shmangë një humbje të tretë radhazi pas humbjes së tyre në finalen e Carabao Cup (kundër Manchester City) dhe eliminimit të tyre të papritur nga FA cup.

The post Arteta kërkon të evitojë një tjetër zhgënjim, por ka dy mungesa “big” sot në Champions appeared first on Telesport.