Arteta: I zhgënjyer kur nuk fiton ndaj një ekipi me 10 lojtarë, por ka qenë një javë e vështirë dhe pozitive

Arsenal mbron kreun e renditjes në Premier League pas barazimit 1-1 ndaj Chelsea, me “blues” që luajtën me 10 lojtarë në pjesën e dytë. Trajneri i “topcinjve”, Mikel Arteta, tha: “Që në fillim mund të ndieje se sa e rëndësishme ishte kjo sfidë. Çdo duel dhe aksion ishte plot energji, sekuenca shumë të shkurtra loje”.

Me 10 lojtarë prisnim një ndeshje ndryshe, e planifikuam në pushim, por ata shënuan nga një goditje dënimi. Pastaj, u bë një ndeshje shumë e vështirë për t’u luajtur. Në përgjithësi mendoj se kur nuk fiton me 10 lojtarë për 45 minuta duhet të zhgënjehesh. Por, kur mendon javën që kemi kaluar dhe emrin e kundërshtarit e pranojmë barazimin”, tha Arteta.

Ata bënë gjithçka që mundën. Ata nuk kanë luajtur kurrë së bashku, kështu që duhet ta ndërtojmë atë sinergji. Kishte shumë gjëra që ndodhnin para ndeshjes. Kemi pasur një javë të madhe si mendërisht ashtu edhe fizikisht dhe mendoj se në përgjithësi është një javë pozitive, ne dhamë gjithcka“, shtoi trajneri spanjoll.

Duke i bërë një vlerësimin e tij të javës që u mbyll, ai tha: “Nuk i di fjalët e duhura sepse jam i zhgënjyer padyshim që nuk morëm tre pikët ndaj Chelsea, që luajti 45 minuta me 10 lojtarë. Por, me gjithçka që ndodhi gjatë javës, mendoj se në përgjithësi duhet të jem shumë krenar për atë që ka bërë ekipi.”

The post Arteta: I zhgënjyer kur nuk fiton ndaj një ekipi me 10 lojtarë, por ka qenë një javë e vështirë dhe pozitive appeared first on Telesport.