Arteta i pakënaqur me të tijët: Nuk ishte ndeshje e mirë, finalizimi…

Mikel Arteta u shpreh i pakënaqur me paraqitjen e Arsenalit ndaj Wolves, duke e cilësuar atë si zhgënjyese, pavarësisht fitores.

Trajneri i Arsenalit pranoi se ekipi e dinte që do të përballej me një sfidë të vështirë dhe theksoi se në pjesën e parë u krijuan disa raste të mëdha shënimi, por pa arritur t’i konkretizonin siç duhet.

Në analizën e tij, Arteta kritikoi qasjen e skuadrës në pjesën e dytë. “Na munguan rastet e pastra dhe ekipi u tregua tepër pasiv në disa momente. Mendoj se shpesh mungoi zgjedhja e duhur në pasimin final”.

Sipas tij, ekipi duhet të përmirësohet menjëherë, pasi edhe në ditë jo të mira, gjithmonë ekziston një mënyrë për ta fituar ndeshjen.

The post Arteta i pakënaqur me të tijët: Nuk ishte ndeshje e mirë, finalizimi… appeared first on Telesport.