Arteta: I lumtur që më në fund Gyokeres është me ne, jemi të hapur për të tjera transferime

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, thotë se është shumë i lumtur që nënshkruan me sulmuesin e ri Viktor Gyokeres. Një përforcim shumë i rëndësishëm për “topçinjtë” që më në fund sigurojnë sulmuesin e shumëkërkuar në këto muaj.

Një lojtar me shumë potencial që do të na ndihmojë në arritjen e objektivave. Ne jemi të lumtur që e kemi mes nesh. Shifrat e tij flasin vetë. Tani duhet të gjithë të punojmë për ta ndihmuar që të ëprshtatet sa më shpejt me skuadrën”, tha Arteta.

Më tej, trajneri spanjoll ka pranuar se të tjerë lojtarë mund të mbërrijnë në “Emirates” këtë verë. “Do të shohim, tregu është ende në vazhdim dhe do të duhet ta balancojmë këtë edhe me skuadrën. Mendoj se do të jemi të hapur për të parë se çfarë ndodh“, tha Arteta.

Sulmuesi suedez, që kushtoi prej 63.5 milionë euro, është nënshkrimi i gjashtë i Arsenal në këtë merkato. Ndërkohë që, qarkullojnë fjalë edhe për ardhjen e mesfushorit të Crystal Palace, Eberechi Eze.

The post Arteta: I lumtur që më në fund Gyokeres është me ne, jemi të hapur për të tjera transferime appeared first on Telesport.