Arsenal ka fituar tetë ndeshjet e fundit pa pësuar asnjë gol në të gjitha garat. Kjo është seria më e gjatë e regjistruar ndonjëherë nga një skuadër angleze, duke barazuar rekordin e Preston (janar-shtator 1889) dhe Liverpool (janar-shkurt 1920).
Është gjithashtu hera e parë që një skuadër angleze ka fituar katër ndeshjet e para në Champions League pa pësuar gol që nga Leeds United (në Kupën Evropiane 1969/70). Duke folur për rekordin, Mikel Arteta tha: “Ka shumë punë për ta arritur deri këtu”.
“Gjëja më e këndshme ndoshta nuk është rekordi i tetë ndeshjeve radhazi pa pësuar gol, por është mentaliteti i lojtarëve. Ata ende flasin se si mund të bëjmë më mirë”, shtoi më tej trajneri i “topçinjve”.
“Nëse vazhdojmë kështu, atëherë rekordi do të vijojë dhe do të ketë një kuptim më të madh. Duam ta mbaj këtë rekord sa më gjatë sepse mendoj se kjo të jep diçka për të mbrojtur dhe për të merituar”, tha Arteta.
The post Arteta i lumtur me Arsenalin e rekordeve: Tetë fitore radhazi pa pësuar gol appeared first on Telesport.












