Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, foli për pak orë para ndeshjes kundër Atletico Madrid në Champions League. Arteta drejton një ekip midis favoritëve në Premier League dhe synon të fitojë një titull të madh këtë sezon.
“Ne e përballojmë presionin natyrshëm. Pritjet e larta lindin nga puna jonë dhe janë pjesë e futbollit elitar. Ne përqendrohemi në punën e përditshme, duke e përgatitur ekipin që të jetë gati në prill ose maj, kur të vendosen ligat”, tha trajneri spanjoll.
“Unë jam i kënaqur. Kemi forcuar pozicionet që na mungonin dhe tani është çështje kohë që gjithçka të funksionojë së bashku. Nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Ka shumë faktorë që përcaktojnë fitoret”, deklaroi Arteta për blerjet e reja.
Për ndeshjen e sotme, ai shtoi: “Cholo ngulit një identitet në klubin e tij, gjë që është shumë e vështirë për t’u arritur. Gjithsesi, ne jemi Arsenal dhe për mua ky është klubi më i madh në botë. Këtë sezon, ne duam ta bëjmë këtë klubin më të fortë në botë.”
Në fund, Arteta mbron Viktor Gyökeres, i kritikuar për mungesën e golave: “Futbolli ka të bëjë me adaptimin. I thashë se doja një numër 9 të aftë të luante gjashtë deri në tetë ndeshje pa shënuar. I besoj dhe kam shumë besim tek ai”.
The post Arteta: I kënaqur me Arsenal, do të jemi edhe më të fortë në prill e maj kur merren trofetë appeared first on Telesport.