Arteta i kënaqur me ardhjen e mbrojtësit 21-vjeçar: Një nënshkrim i rëndësishëm për të ardhmen e Arsenal

Arsenal ka njoftuar nënshkrimin e qendërmbrojtësit Cristhian Mosquera nga Valencia në një marrëveshje me vlerë të paktën 13 milionë stërlina. Mosquera është bashkuar menjëherë me shokët e tij të rinj të ekipit në Singapor, pasi ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare.

Vetë mbrojtësi, duke folur për këtë transferim tha: “Ka pasur shumë punë të vështirë pas gjithë kësaj. Është një mundësi që erdhi dhe nuk mund ta lija të më kalonte. Po bashkohem me një klub historik dhe të madh. Kur mbërrin këtu me familjen tënde, e ndjen vërtet madhështinë e këtij vendi“.

I kënaqur me këtë ardhje është edhe trajneri Mikel Arteta: “Si një mbrojtës 21-vjeçar, Cristhian ka performuar vazhdimisht mire, me përvojë të konsiderueshme në La Liga. Ai është një lojtar inteligjent me ritëm të mirë, i cili mund të luajë në qendër dhe në të dyja anët”.

Ai është një lojtar i ri me talent dhe potencial të madh, i cili do të përshtatet mirë në skuadrën tonë ndërsa vazhdojmë të përgatitemi për sezonin e ardhshëm. Ne e identifikuam Cristhian si një nga mbrojtësit e rinj më të fortë në futbollin evropian dhe ai është një nënshkrim i rëndësishëm për të ardhmen tonë”, tha Arteta.

The post Arteta i kënaqur me ardhjen e mbrojtësit 21-vjeçar: Një nënshkrim i rëndësishëm për të ardhmen e Arsenal appeared first on Telesport.