Arteta hyn në garë për sulmuesin gjerman! Kushton 50 mln euro

Arsenali është futur në garë për sulmuesin 21-vjeçar të Club Brugge, Nicolo Tresoldi. Lajmi vjen nga gazeta gjermane Bild.

“Topçinjtë” kanë shfaqur interes të madh për gjermanin dhe e kanë përfshirë në listën e ngushtë të objektivave për merkaton e verës. Sigurisht, trajneri Arteta do të hasë në konkurrencë të fortë nga klube si Barcelona dhe Atletico Madrid.

Tresoldi ka shkëlqyer këtë sezon për Club Brugge, duke shënuar 16 gola dhe duke dhënë 5 asistime në të gjitha kompeticionet. Ai kushton 50 milionë euro.

The post Arteta hyn në garë për sulmuesin gjerman! Kushton 50 mln euro appeared first on Telesport.