Arteta: Gati për debutimin në Champions, lajme të mira nga infermieria

Këtë mesjavë rikthehet Champions League dhe Arsenal do të luajë në fushën e Athletic Club. Një ndeshje delikate për “topçinjtë”, pasi trajneri Mikel Arteta konfirmon se gjendja fizike e disa lojtarëve nuk është e mirë.

Gjithsesi, lajme pozitive po vijnë nga infermieria dhe trajneri spanjoll duket i kënaqur, teksa shprehet: “I lumtur sepse, ndryshe nga sezoni i kaluar, asnjë lojtar i Arsenal nuk u kthye nga ekipet e tyre kombëtare me një lëndim”.

“William Saliba është i disponueshëm, Ben White është i disponueshëm. Bukayo Saka po afrohet. Këto janë lajme të mira, pasi kemi nevojë për të gjithë. Gjithsesi, unë do të bëj disa ndryshime nëse është e nevojshme”, tha Arteta.

The post Arteta: Gati për debutimin në Champions, lajme të mira nga infermieria appeared first on Telesport.