Arsenal fitoi 1-0 ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League ndaj Sporting, në fushën e këtij të fundit, me performancën e tyre të zakonshme solide, përfshirë një gol në kohën shtesë nga Kai Havertz.
Pas ndeshjes, trajneri Mikel Arteta tha: “E dinim shumë mirë se do të ishte e vështirë këtu. Ka shumë ekipe që kanë vuajtur këtu”.
“Ne dominuam në disa raste, por nuk ishim në gjendje ta mbështesnim më mirë sulmin. Gjithsesi, në fund, lojtarët që hynë në fushë bënë diferencën dhe kjo ka ndodhur shpesh këtë sezon”, shtoi Arteta.
Më tej, duke folur për portierin Raya, ai tha: “Ngurrova ta aktivizoja Dowman si titullar, veçanërisht duke pasur parasysh atë që bëri në kupë, por ai ka treguar se mund të bëjë diferencën edhe në Ligën e Kampionëve. Ndaj luajti Raya”.
“Gjithsesi, asgjë nuk ka përfunduar. Kjo fitore jashtë fushe është thelbësore në Ligën e Kampionëve, por të mos harrojmë se ndeshjet vendosen në të dyja fushat”, tha Arteta.
The post Arteta: Fitorja jashtë fushe e rëndësishme, por janë ende edhe 90 minuta për t’u luajtur appeared first on Telesport.









