Pas barazimit 1-1 në kohën shtesë në ndeshjen e parë të luajtur në Gjermani ndaj Bayer Leverkusen, skuadra e Arsenal pret sot në “Wembley” rivalët në ndeshjen e kthimit në Champions League.
“Jemi në një fazë delikate të turneut, kështu që e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Do të luajmë para tifozëve tanë, që do të na mbështesin, duke dhënë përsëri të gjithë energjinë e botës. Shpresojmë t’i nderojmë”, tha trajneri Mikel Arteta.
“I kam parë ata duke luajtur kundër Bayern Munich në fundjavë. Ishin shumë të ngjashëm me ekipin që luajtën ndaj nesh. Janë të trajnuar vërtet mirë, një ekip me një strukturë shumë të qartë, individë shumë të mirë”, tha spanjolli.
Arteta foli për disa dëmtime që ka skuadra e tij, si ajo e Timber: “Nuk e dimë nëse do të luajë. Me të, rikthimi do të jetë çështje ditësh. Por nuk jam i sigurt.”
Për gjendjen e Ben White, ai shtoi: “Ai ka qenë shumë i pafat. Kemi nevojë për të gjithë në dispozicion. E dimë që ai mund të na japë. Ai u stërvit dje, ndihet mirë. Kemi nevojë për kontributet e të gjithëve.”
The post Arteta: E dimë çfarë duam nga vetja, luajmë në fushën tonë dhe duam kualifikimin në Champions appeared first on Telesport.










