Arteta: Duhet të jemi më cinikë, nëse duhet të fitosh titullin në Premier duhet të shënosh sa më shumë

Trajneri i Arsenal, ka reaguar sërish sot pas fitores 1-0 të skuadrës së tij ndaj Everton në ndeshjen e fundit në Premier League. Një gol dhe 3 pikë që i mban “topçinjtë” në krye të renditjes.

“Shumë i lumtur që fituam në fushën e Everton. Është një vend vërtet i vështirë për të fituar. Në pjesën e parë patëm disa momente ku ishim shumë dominues pa krijuar shumë”, tha Arteta.

Më tej, trajneri spanjoll sqaron se goli i shënuar e liroi psikologjikisht skuadrën: “Shënuam golin dhe ishim më të qetë. Dhe në pjesën e dytë patëm tre raste të mëdha shënimi. Nëse do të jesh më i relaksuar në fund duhet t’i shfrytëzosh ato raste në Premier League”.

Në ato momente ku duhet të jesh më cinik para porte, të shënosh për të pasur diferenca më të mëdha me kundërshtarin”, tha Mikel Arteta.

The post Arteta: Duhet të jemi më cinikë, nëse duhet të fitosh titullin në Premier duhet të shënosh sa më shumë appeared first on Telesport.