Arteta: Duam të qëndrojmë të pamposhtur në Europë, tani Arsenal është një ekip elitar

Skuadra e Arsenal është gati për ndeshjen e sotme në Champions League ndaj Bayer Leverkusen. Londinezët e mbyllën fazën e grupeve në vendin e parë, duke i fituar të gjitha ndeshjet dhe shpresojnë që të ruajnë këtë ritëm edhe tani, në fazën me eliminim direkt.

E vetmja gjë që mund ta përballosh është të luash ndeshje pas ndeshjeje dhe të përpiqesh të jesh më i mirë se kundërshtari dhe pastaj të fitosh. Luajmë kaq shumë ndeshje në gara të ndryshme. Kështu, tre ndeshjet e ardhshme janë në 3 turne të ndryshëm, kundër kundërshtarëve të ndryshëm”, tha Arteta.

Më tej, trajneri i Arsenal, shtoi: “Ne duam të fitojmë sërish në Champions dhe për këtë duhet të përshtatesh me këtë ritëm. Duhet që shumë herët në ndeshje të kuptosh se çfarë do të kërkojë loja, të përshtatesh me të dhe të jesh më i mirë se kundërshtari.”

Unë besoj se Arsenal tani është në elitën e Europës. Këtë duhet ta tregojmë sot në mbrëmje. E di që duhet të jesh shumë i qartë se çfarë do të kërkojë skuadra. Duhet të performosh. Liga e Kampionëve është për atë ditë. Brenda asaj dite, ka momente. Duhet të jesh më i mirë se kundërshtari”, shtoi Arteta.

Lojtarët kanë më shumë përvojë në këtë garë. Kur u bashkova, ata nuk kishin luajtur kurrë në këtë garë. Kjo është padyshim diçka që është e nevojshme, si në çdo garë tjetër. Ata e kuptojnë më mirë. Tani duhet të performojmë mirë. “Mëson të gjitha gjërat që ke bërë mirë dhe arsyen pse je atje”, shtoi trajneri spanjoll.

The post Arteta: Duam të qëndrojmë të pamposhtur në Europë, tani Arsenal është një ekip elitar appeared first on Telesport.