Artan Behrami publikon foto me kongresmenin amerikan Keith Self: Avokues i pathyeshëm i anëtarësimit të Kosovës në NATO

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka ndarë sot me ndjekësit e tij një fotografi nga takimi i zhvilluar muaj më parë me kongresmenin amerikan Keith Self, të cilin e ka quajtur “mikun e madh të Kosovës”.

“Mirëmëngjesi me një foto nga takimi muaj më parë me mikun e madh të Kosovës, kongresmenin Keith Self.
Dje edhe një herë dëshmoi në Kongres se është avokues i pathyeshëm i anëtarësimit të Kosovës në NATO”, ka shkruar Behrami.

Kongresmeni Self është shquar kohët e fundit për qëndrimet e tij pro-Kosovës, duke ngritur vazhdimisht në Kongres çështjen e konsolidimit të sigurisë së vendit dhe përparimin drejt anëtarësimit në NATO.

Përveç takimit, Behrami i kishte dërguar kongresmenit edhe një letër zyrtare, nëpërmjet së cilës ka adresuar shqetësimet për padrejtësitë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.